Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, pak ditë pas marrjes së detyrës, shkoi në Beograd.
Atje, Vergori u takua me shefin e zyrës ushtarake ndërlidhëse të NATO-s, gjeneral brigade Antonio Stasi.
“KFOR-i mban një koordinim të vazhdueshëm dhe efektiv me misionet dhe kapacitetet e tjera që mbështesin stabilitetin dhe sigurinë në mbarë rajonin” thuhet në njoftim.
Misioni i NATO-s nuk ka ndarë më shumë detaje mbi temat që u diskutuan në këtë takim.