Kuvendi Komunal i Prishtinës ka mbajtur seancë solemne për nderë të 14-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Fehmi Kupina tha se është kënaqësi të jetë këtu në këtë datë të rëndësishme. Tha se 17 shkurti është data më e madhe që e ndan epokat dhe i jep kuptim të kaluarës me të ardhmen.
“17 shkurti është data më e madhe që ndan epokat dhe jep kuptim të kaluarës dhe të ardhmes, është data më e shenjtë për Kosovën dhe historinë e saj. 17 shkurti dita pavarësisë së Kosovës është kurorëzim i aspiratave shekullore të popullit tonë për liri dhe pavarësi. 17 shkurti është e arritura më e madhe dhe kulmore në historinë më të re të Kosovës. Pas përpjekjeve dhe sakrificave të shumta dhe të gjata për gati 1 shekull pamë gjakun të derdhej të bijve dhe të bijabe më të mira të këtij kombi gjatë këtij rrugëtimi historik”, tha ai.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se gjatë përvjetorëve të tjerë të pavarësisë mosha ende e njomë e Kosovës si shtet i pavarur.
Ai e krahasoi shtetndërtimin e një fëmijë që po rritet.
“Me këtë krahasim Kosova shtet 14 vjet tashmë ndodhët në vitet e adoleshencës e saj. Adoleshenca ndryshe nga fëmijëria e hershme vjen me shtim të përgjegjësisë. Është moshë kur fillojmë t’i nënshtrohemi testeve të pjekurisë e rezultateve të cilave na përcaktojnë të ardhmen. Mbase kemi të gjallë plagët e na kujton kjo ditë edhe kohën e luftës, njerëzit që luftuan e u flijuan për liri që e gëzojmë tash e dy dekada”, tha Rama, teksa shtoi se e kanë për borxh të punojnë me përkushtim e nder që fëmijët tanë të realizojnë ëndrrën e tyre në këtë vend.
“Unë jam nga ata që përqendrimin më të madhe e vë te diskutimet te zgjidhjet e sidomos te projektimet konkrete për të ardhmen tonë. Uroj që puna të jetë patriotizmi i brezit tonë e të kthehet në mot moton e në misionin tonë”, tha ai.

