Derisa po mbante fjalim kryeministri, Albin Kurti, në seancën solemne për nder të 14-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, tri partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë lëshuar seancën, raporton Ekonomia Online.
E gjithë kjo pasi shefi i Qeverisë, ka nisur të lavdërojë punën e Qeverisë së Kosovës.



