Veteranët e UÇPMB-së kundër zgjedhjeve parlamentare serbe: Kërkesat tona shkelen në mënyrë sistematike

| 04 Pri 2022 | 18:51 | Nga

Nazmi Hajredini nga OVL-UÇPMB ka thënë se si veteranë, gjithmonë janë shprehur kundër zgjedhjeve parlamentare serbe, meqë sipas tyre, nuk po përfillen asnjëherë kërkesat që kanë.

Ai tha se kërkesat e tyre në Serbi, shkelen madje në mënyrë sistematike.

”Ne si veteranë dhe si OVL-UÇPMB, çdoherë edhe në mandatet tjera, kemi qenë kundër zgjedhjeve parlamentare, pasi që e dimë mirë se në këto zgjedhje parlamentare nuk përfillen kërkesat tona legjitime”.

”Të drejtat tona shkelen në mënyrë sistematike duke u nisur nga të gjithë qoftë arsimi, shëndetësia, etj”.

Info Magazine: Si i shihni ju ndasitë politike brenda shqiptarëve në këto situata?

”Po, edhe kjo ndodhë çdoherë. Ndodhin çdo herë përçarjet mes partive politike, duke pas ambicie bajraktarizmi dhe përfitime personale dhe politike, dhe kjo ndodhë çdo herë gati përveç mandatit të kaluar qe një trysni e Tiranës e cila i bashkoi të gjithë liderët e partive politike dhe dolën me një listë të përbashkët e cila triumfoi me tre deputetë në parlamentin serb”.

”Në fakt shqiptarët e Kosovës Lindore, shohin gjatë këtyre tri dekadave me përfaqësues tanë në parlamentin serb, ku asnjë e mirë nuk ka ardhur, asnjë kërkesë e vetme legjitime jetësore, nuk është pranuar nga ai parlament ta quaj ‘famëkeq, fashist, serb’ ”.

”Ne si përfaqësues të luftë dhe të OVL-së, jemi të anashkaluar, të injoruar nga subjektet politike pasi që mund të jetë edhe kjo e jona që jemi kundër integrimit drejt Beogradit. Çdo tendencë për integrimin drejt Beogradit, është antikombëtare dhe nuk i shërben çështjes tonë kombëtare”.

Të ngjashme