Katër të infektuar me koronavirus në 24-orët e fundit

| 17 Maj 2022 | 15:06 | Nga

Në 24-orët e fundit, katër qytetarë kanë rezultuar pozitiv për koronavirus.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në njoftimin e përditshëm të tyre, teksa ka bërë të ditur se nuk ka pasur asnjë rast me fatalitet.

Njoftimi i plotë:

17 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

 Në 24 orët e fundit janë dhënë 162 doza të vaksinës kundër COVID-19.

 Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.989 doza të vaksinës.

 Deri më sot 822.641 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

 Deri më sot janë dhënë 102.404 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

 Nga 523 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

 Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

 Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.824.

 Në total numri i rasteve aktive është 282.

Të ngjashme