Pacolli përkujton masakrën e Reçakut

| 15 Jan 2023 | 14:27 | Nga

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behxhet Pacolli, ka përkujtuar masakrën e Reçakut, me ç’rast ka bërë homazhe së bashku me ish-shefi i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker.

Pacolli ka thënë se ish-ambasadori Walker, është i pranishëm rregullisht në përkujtime të tilla.

“Sot me miqtë e mi dhe një pjesë të kryesisë së AKR mora pjesë në homazhet përkujtimore të 24 vjetorit të masakrës së Reçakut. Në këto homazhe vjen rregullisht ambasadori William Walker në kohet e fundit dhe shumë diplomatë të tjerë të cilët e bëjnë këtë ngjarje jo vetëm një ditë të paharrueshme për ne këtu por edhe përtej kufijve të Kosovës. Nderime dhe respekt për të rënët dhe familjet e tyre”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Të ngjashme