109 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

| 10 Shk 2023 | 09:06 | Nga

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në raportin e fundit ka njoftuar se ka kryer 138 testime, prej të cilave 13 persona kanë rezultuar me COVID-19.

Sipas IKSHPK-së, 17 persona janë shëruar, 8 të tjerë janë në hospitalizim, derisa nuk është raportuar për të vdekur.

Mirëpo, janë aktive 109 raste me Covid-19.

Të ngjashme