Peci pas reagimit të AAK-së: Qytetarët më së miri e vlerësojnë përmes fotografive se kush janë manipulantët dhe matrapazët

| 15 Mar 2024 | 17:12 | Nga

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka deklaruar sot ka vizituar hapësirat e objektit të Ministrisë së Bujqësisë në Lagjen Ulpiana në Prishtinë, duke shtuar se kanë rikthyer mbi 600 metra katror në shërbim të institucionit.

E për këtë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i ka reaguar të njëjtit duke e quajtur manipulues ordiner, i cili publikoi foto nga zyrat e AAK-së se i ka rikthyer zyrat në pronësi të ministrisë së bujqësisë.

Peci përmes një postimi në Facebook, dhe disa fotografive ka thënë se qytetarët më së miri e vlerësojnë përmes këtyre fotografive se kush janë manipulantët dhe matrapazët.

“Shihemi të hënën!
Unë punoj edhe çdo fundjavë por duke qenë se kaloi orari i punës së administratës, shihemi të hënën!
Ju uroj një fundjavë të qetë!
P.s: Qytetarët më së miri e vlerësojnë përmes këtyre fotografive se kush janë manipulantët dhe matrapazët!”.

Të ngjashme