OSBE-ja reagon pas aksionit për largimin e targave në çirilicë, të konsultohet Komisioneri për Gjuhë

| 15 Mar 2024 | 21:57 | Nga

Shefi i Zyrës së OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës ka marrë një nismë për heqjen e tabelave nëpër rrugët e veriut dhe në gjithë vendin, të cilat janë të shkruara në çirilicë.

Davenport ka thënë se OSBE përkrah Komisionerin e Gjuhëve në Zyrën e Kryeministrin në përcaktimin e respektimit të përputhshmërisë gjuhësore sipas legjislacionit në fuqi.

Ai ka thënë se hapat për zëvendësimin e tabelave duhet të pasojnë konsultimin me zyrën e tij.

“Hapat për zëvendësimin e tabelave që tregojnë emrat e vendeve në gjuhët zyrtare duhet të pasojnë konsultimin me zyrën e tij”, ka shkruar Davenport.

Të ngjashme