Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se në mesin e qytetarëve të ndaluar nga autoritetet serbe është edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, raporton Ekonomia Online.
Shala ka ngritur shumë pikëpyetje për ndalimin e Jankoviqit, teksa dyshon se zyrtari i lartë policor nga komuniteti serb është marrë në pyetje nga strukturat serbe të sigurisë për institucionet tona të sigurisë.
Postimi i plotë i tij:
Situatë që duhet marr përgjigje !
❗️Dejan Jankoviq, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës, është në mesin e mbi 330 qytetarëve kosovarë të ndaluar nga autoritetet në Serbi.
Pra pyetjet që duhet ngritur :
? Pse është ndalur zëvendësdrejtori i PK-së në këtë kohë?
? Pse zëvendësdrejtori i PK-së nuk i ka marrë parasysh udhëzimet nga pikëpamja e sigurisë që po kalojmë në këtë periudhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ku pritet të kemi:
?a. Përfundimi i stërvitjes ushtarake në Serbi (21 prill)
?b. Referendum në katër komunat veriore të Kosovës (21 prill)
? A është marrë në pyetje zëvendësdrejtori i PK-së nga strukturat serbe të sigurisë për institucionet tona të sigurisë?
?A është pyetur për gjithë aksionin debaklin që ka bërë Serbia zyrtare në sulmin terrorist të shtatorit 2023 në Kosovë?
Pra, kemi shumë pyetje ! , si dhe shumë përgjigje hipotetike, por le të presim veprimet e institucionit për të cilin punon zëvendësdrejtori i përgjithshëm.
P.s
Spo dëshirojmë të lëshohem në konsiperacion !