Krasniqi: Gjithandej po ndihet fryma e fitores së madhe

| 17 Dhj 2024 | 07:44 | Nga

Kandidati për deputet nga NISMA Socialdemokrate, Vesel Krasniqi, ka thënë se kanë marr mbështetje të fortë për liderin e partisë, Fatmir Limaj, nga fshati Bubavec i Malishevës.

Kandidati Vesel Krasniqi bëri thirrje për mobilizim të plotë, duke ftuar të gjithë qytetarët e Malishevës dhe Kosovës të dalin në zgjedhje dhe të bëhen pjesë e këtij ndryshimi të madh, që do të sigurojë një të ardhme më të ndritur për të gjithë.

Ai theksoi se fitorja e 9 shkurtit do të jetë një hap i madh përpara për zhvillimin dhe përparimin e Kosovës, dhe se NISMA Socialdemokrate ka gjithmonë fokusin tek veprat dhe rezultatet konkrete.

Të ngjashme