Haxhiu nis fushatën, kërkon 500 mijë vota për “pavarësi nga Lista serbe e elita e vjetër e korruptuar”

| 17 Dhj 2024 | 08:51 | Nga

Lëvizja Vetëvendosje po kërkon nga qytetarët 500 mijë vota. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kërkuar këto vota nga qytetarët nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, raporton Ekonomia Online.

Madje, ajo ka treguar dhe arsyen pse një fushatë e tillë ka filluar nga VV-ja në rrjete sociale.

Sipas Haxhiut qëllimi është që të mundet në këto zgjedhje “Lista serbe e elita e vjetër e korruptuar”.

“500 mijë vota është pragu për pavarësi nga Lista serbe e elita e vjetër e korruptuar. Është fuqia për të vazhduar reformën tonë të thellë përpara. VVazhdojmë garën për 500k vota.”, ka shkruar Haxhiu.

Të ngjashme