Daut Haradinaj kujton heronjtë Gërvalla dhe Kadri Zeka: Vrasja e tyre është pikënisja e çlirimit të Kosovës

| 17 Jan 2025 | 15:37 | Nga

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka kujtuar heronjtë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka në përvjetorin e rënies.

Daut Haradinaj ka thënë se vrasja e tyre janë pikënisja e çlirimit të Kosovës.

“Vrasja e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, janë pikënisja e çlirimit dhe fillimi i fundit të Jugosllavisë në Kosovë”, ka thënë Daut Haradinaj.

Postimi i plotë:

3 ranë për t’u ngritur mijëra.

Vrasja e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, janë pikënisja e çlirimit dhe fillimi i fundit të Jugosllavise në Kosovë.

Me krenari kam udhëhequr Brigadën 131 me emrin e heroit “Jusuf Gërvalla”, me krenari sot kujtojmë kontributin e tyre të pashoq për kombin tonë, 43 vjet pas përjetësimit të tyre!

Nën siglen 131 dhanë jetën 300 dëshmorë dhe mbetën qindra invalidë.

Përjetësisht respekt për sakrificën tonë kombëtare.

Të ngjashme