Ragip Xhaka përkujton heronjtë Kadri Zeka, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla në 43-vjetorin e rënies

| 17 Jan 2025 | 20:04 | Nga

 43-vjetori i rënies së heronjve Kadri Zeka, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla u përkujtua me nderime dhe respekt në një ceremoni të mbajtur në kullën e Kadri Zekës, ku morën pjesë qytetarë, familjarë dhe figura të njohura publike.

Midis tyre ishte edhe kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ragip Xhaka, i cili theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtimit të këtyre tre heronjve të mëdhenj të kombit.

Gjatë fjalimit të tij, Xhaka vlerësoi guximin dhe sakrificën e tyre si shembull i pavdekshëm i dashurisë për lirinë dhe drejtësinë.

Ai tha se sakrifica e tyre nuk është vetëm një simbol i historisë, por edhe një detyrim për brezat e ardhshëm që të vazhdojnë rrugën e lirisë dhe të drejtësisë.

“Kadri Zeka, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla na kanë lënë një trashëgimi të vyer, një shembull të flijimit për të ardhmen e një kombi të lirë. Kujtimi i tyre është i përjetshëm dhe na obligon të qëndrojmë të bashkuar në përpjekjet tona për drejtësi dhe të drejta njerëzore,” u shpreh Xhaka.

 Ceremonia u shoqërua me mesazhe mirënjohjeje dhe reflektimi për luftën e tyre të pandalshme për çlirim, duke lënë një mesazh të qartë: Lavdi e përjetshme heronjve Kadri Zeka, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla!

Të ngjashme