Nimani: Takim madhështor në Gjakovë është koha për mobilizimin e të gjithëve

| 17 Jan 2025 | 20:27 | Nga

Artan Nimani, kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, mbajti një takim madhështor me qytetarët e Gjakovës, në Rogovë.

Nimani, kandidat me numrin 25 në listë, premtoi angazhim të palodhur për të kontribuar në zhvillimin dhe forcimin e Kosovës.

Ai ftoi qytetarët të mobilizohen për të siguruar një fitore të madhe në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke theksuar se çdo votë është një hap drejt suksesit të përbashkët.

“Rogova e Gjakovës ishte sot dëshmitare e një energjie të jashtëzakonshme, ku qindra qytetarë u bashkuan në përkrahje të koalicionit tonë “Për Kosovën Fituese”, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Ky takim madhështor tregoi qartë se jemi të gatshëm për një fitore të madhe më 9 shkurt.

Pata privilegjin dhe nderin të marr mbështetjen e fuqishme si kandidat me nr 25 në listën fituese të koalicionit. Ju premtoj angazhim të palodhur për të përfaqësuar interesat tuaja dhe për të kontribuar në një Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të fortë”, shkroi ai.

Të ngjashme