Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajdar Beqa, ka mbajtur një tubim me qytetarë në Novosellë të Komunës së Pejës, duke theksuar rëndësinë e bashkimit dhe mobilizimit për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës.
Ai e nisi fjalimin e tij duke nderuar veprën e Xhavit Halitit, një prej figurave më të shquara të çështjes kombëtare dhe themeluesit të UÇK-së. “Jemi më të bashkuar se kurrë për fitore”, tha Beqa.
“Sonte në Novosellë të Pejës, në vendlindjen e një prej figurave më të shquara të çështjes kombëtare, themeluesit dhe ideatorit të UÇK-së, Xhavit Halitit, pata nderin të jem mes mbështetësve dhe anëtarëve tanë të partisë. Të mobilizuar dhe më të bashkuar se kurrë për fitore dhe për një të ardhme më të mirë për çdo qytetar të Kosovës”, ka thënë Beqa.