Kandidati për deputet nga “Koalicioni për Kosovën Fituese”, Vesel Krasniqi, vizitoi një fabrikë prodhuese të njohur, duke theksuar rëndësinë e sektorit të prodhimit për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Ai shpjegoi se si, si deputet, do të punohet për ndryshimin e pakos fiskale dhe hartimin e një ligji për investitorët strategjikë, mbështetje për eksport dhe mundësi të tjera për sektorin privat.
Gjatë vizitës në fabrikën “Mobileria Delfina”, që operon që nga viti 2001 dhe eksporton produkte në Europë, Krasniqi theksoi se një nga prioritetet e tij është mbështetja e bizneseve që rrisin të hyrat e shtetit dhe zvogëlojnë papunësinë.
Me mbi 30 punonjës dhe dy pika shitjeje, kjo kompani është një model suksesi për sektorin e prodhimit dhe eksportit në Kosovë.