Mulaj: LDK ka programin më të mirë zgjedhor, një vizion të qartë për zhvillim

| 02 Shk 2025 | 10:21 | Nga

Kandidati nga radhët e LDK-së për deputet, Besim Mulaj ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar me gratë dhe vajzat e Forumit të Gruas të LDK-së në Banjë dhe Gurrakoc, raporton Ekonomia Online.

“Këto dy takime të frytshme u organizuan nga kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së në Istog, znj. Fikrije Shala, e cila me përkushtimin e saj të palëkundur po e forcon zërin e grave në politikë dhe shoqëri. Ishte një kënaqësi të diskutoja me këto gra të jashtëzakonshme, të cilat janë jo vetëm shtylla të familjeve të tyre, por edhe forca e së ardhmes së vendit tonë. U ndamë me bindjen e përbashkët se LDK ka programin më të mirë zgjedhor, një vizion të qartë për zhvillim ekonomik, arsim cilësor dhe shtet të së drejtës”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se me Lumir Abdixhikun kryeministër, ky vizion do të bëhet realitet.

“Ai ka dëshmuar lidership të fortë dhe vendosmëri për ta çuar Kosovën përpara, dhe unë jam i bindur se me mbështetjen e qytetarëve, ndryshimi i duhur është i pashmangshëm. Faleminderit znj. Fikrije Shala për organizimin dhe përkushtimin, si dhe të gjitha grave dhe vajzave pjesëmarrëse për energjinë dhe besimin në LDK. Bashkë, me besim dhe vendosmëri, e sjellim ndryshimin!”, ka thënë Mulaj.

Të ngjashme