Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësim për sulmet ndaj mediave në tubimet zgjedhore, veçanërisht nga përkrahësit e Vetëvendosjes.
Ai ka theksuar se ushtrimi i profesionit të gazetarëve duhet të jetë i lirë dhe i papenguar, duke shtuar se asnjë individ nuk ka të drejtë të ushtrojë presion mbi gazetarët.
Haradinaj ka deklaruar se ka qenë dhe mbetet i angazhuar për lirinë e shprehjes dhe transparencën, duke theksuar rëndësinë e lirisë mediatike për Kosovën.