Haziri: Gjilani është kryengrit, kemi me ua rrallu votat

Prishtinë | 06 Shk 2025 | 19:33 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mbajtur një tubim masiv në Gjilan.

Para të pranishmëve, nënkryetari i këtij subjekti njëherësh kandidati për deputet, Lutfi Haziri, u shpreh goxha kritik me qeverisje e Lëvizjes Vetëvendosje.

Haziri foli rreth këtij tubimi, ku ndër të tjera deklaroi se ky është tubim i madh, të cilin edhe pse tentuan ta ndalin nga VV-ja, nuk arritën.

“Ata prej qaty një pllamë vend, një pllamë njerëz. Kryetar ia kemi rralu njerëzit, kemi me ia rrallu votat. Gjilani është kryengrit, manifestimi politik të cilin nuk e ndalë askush”, u shpreh Haziri.

Të ngjashme