Kandidati për deputet nga radhët e Koalicionit për Kosovën Fituese, Lahi Brahimaj, gjatë tubimit me qytetarët ka thënë se Rahoveci dëshmoi edhe një herë forcën e pathyeshme të vullnetit qytetar.
Brahimaj gjithashtu tha se me këtë mobilizim historik, Rahoveci po dërgon mesazhin e qartë se ka ardhur koha për rimëkëmbje ekonomike dhe zhvillim të hovshëm.
‘’Rahoveci dëshmoi edhe një herë forcën e pathyeshme të vullnetit qytetar! Energjia e jashtëzakonshme e mijëra qytetarëve të mbledhur sonte në Malësinë e Vogël, konfirmoi vendosmërinë për një Kosovë Fituese. Me këtë mobilizim historik, Rahoveci po dërgon mesazhin e qartë se ka ardhur koha për rimëkëmbje ekonomike dhe zhvillim të hovshëm. Bashkë me fermerët, vreshtarët dhe ndërmarrësit e Rahovecit, do të realizojmë potencialin e plotë të kësaj zone të bekuar. Fryma e fitores po përfshin tërë Kosovën. Më 9 shkurt, me votën tuaj, do të hapim kapitullin e ri të zhvillimit dhe prosperitetit, të Kosovës ku fitojnë të gjithë’’, tha Brahimaj.