Mërgimtarët votojnë në Zagreb

Prishtinë | 08 Shk 2025 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Diaspora e Kosovës po voton edhe në Zagreb të Kroacisë.

Përmes një postimi nga ana e ambasadës së Kosovës në Zagreb, thuhet se vendvotimi u hap në përputhje me rregullat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, derisa procesi po zhvillohet sipas standardeve të përcaktuara për të garantuar një votim të rregullt dhe të drejtë.

“Sot, në orën 07:00, në Ambasadën e Kosovës në Zagreb u hap vendvotimi, në përputhje me rregullat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Procesi po zhvillohet sipas standardeve të përcaktuara për të garantuar një votim të rregullt dhe të drejtë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme