Në Vrellë të Istogut, policia ndalon një veturë dhe i gjen armë e drogë

Prishtinë | 15 Shk 2025 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës tha derisa po patrullonte në Vrellë të Istogut bashkë me KFOR-in kanë ndaluar një veturë ku kanë gjetur armë dhe substanca narkotike,

Arma dhe substanca narkotike ishin në një çantë që ishte fshehur nën ulësen e pasagjerit.

“Rr. Lugu i Butë, Vrellë Istog 14.02.2025 – 00:05. Njësiti policor gjatë patrullimit të përbashkët me pjesëtarët e KFOR-it kanë ndaluar veturën me targa vendore dhe gjatë kontrollit nën ulësen e pasagjerit- të dyshuarit mashkull kosovar në një çantë kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 3 fishekë, 4 qese të vogla me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë dhe një pajisje- mulli për bluarje të substancave narkotike. Lidhur me rastin në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt”, tha policia.

Të ngjashme