Macron, lideri i parë që mbërrin në Lancaster House në Londër për samitin për Ukrainën

Prishtinë | 02 Mar 2025 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka mbërritur i pari në Lancaster House në Londër, ku liderët europianë po mblidhen për për samitin e sotëm për Ukrainën.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ishte nga Downing Street 10 për bisedimeve dypalëshe me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

Starmer po i mirëpret me rend liderët para hyrjes në Lancaster House.

Këto zhvillime vijnë pas vizitës “katastrofike” të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Washington.

Siç paralajmëroi Starmer, Mbretëria e Bashkuar së bashku me Francën, dhe ndoshta me një apo dy vende tjera, do të punojnë me Ukrainën mbi një plan për t’i ndalur luftimet dhe më pas ne do ta diskutojnë atë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të ngjashme