Sipas Shenoll Muharremit, pas përditësimit të fundit të KQZ-së, rezultatet nuk kanë sjellë ndryshime të mëdha në ndarjen e mandateve.
Ai shkruan se, LVV mbetet me 48 mandate, PDK ka 23-24 mandate, LDK ka 20-21, dhe AAK-Nisma ka 8 mandate.
Muharremi tutje shton se, LDK po arrin suksese të dukshme në diasporë, duke penguar rritjen e LVV-së dhe duke e kërcënuar PDK-në për një mandat të tretë.
Muharremi thekson se rezultatet e publikuara përfshijnë gjithashtu votat e Kosovës dhe ato nga diaspora, të cilat janë shpërndarë proporcionalisht.