Idrizi: Udha e Gurit po merr formë: Parku rekreativ për qytetarët

Prishtinë | 04 Mar 2025 | 19:30 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se projektet për parkun rekreativ në Udha e Gurit po përfundojnë dhe shumë shpejt qytetarët do të mund të shijojnë një hapësirë të re dhe moderne.

Parku do të ofrojë:

  • Shëtitore të gjelbëruara
  • Kënd lodrash për fëmijët
  • Dy fusha tenisi
  • Një fushë multifunksionale për aktivitete sportive

Sipas tij, ky projekt është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe krijimin e hapësirave që bashkojnë komunitetin. Së shpejti, qytetarët do të mund të shijojnë këtë hapësirë rekreative! ?

Të ngjashme