Alban Zogaj fitoi votat për deputet, Rama e emëron Florian Dushin nënkryetar të Prishtinës

Prishtinë | 07 Mar 2025 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Florian Dushi do të jetë nënkryetar i Prishtinës.

Ai është emëruar nga kryetari Përparim Rama.

Kjo pas nënkryetari i deritashëm Alban Zogaj, fitoi votat për deputet.

Njoftimi:

Me kënaqësi njoftoj se Florian Dushi do të jetë nënkryetar i Komunës së Prishtinës.

Kontributi i tij i jashtëzakonshëm ka qenë i padiskutueshëm dhe jam i bindur se do të vazhdojë të jetë i tillë edhe në pozitën e re, ku perfshihen edhe sektorët kyç si Inspektoriati, Shërbimet Publike, Zyra Ligjore dhe Administrata.

Floriani do të fillojë punën, menjëherë pas përmbylljes së procesit zgjedhor qendror.

Ky vendim është pjesë e strategjisë tonë për të forcuar ekipet tona dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për Kryeqytetin.

Të ngjashme