Arrestohet i dyshuari për shtytje në vetëvrasje pasi një grua ra nga ndërtesa në Prishtinë

Prishtinë | 12 Pri 2025 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë për rastin e djeshëm të vdekjes së një gruaje, e cila ra nga kati i shtatë i një ndërtese në lagjen “Lakrishte” në Prishtinë.

Ai u arrestua nën dyshimin për veprën “shtytje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje”.

“Prishtinë 11.04.2025 – 15:53. Raportohet se viktima femër kosovare ka rënë nga kati i shtatë i ndërtesës. Një person mashkull kosovar është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftoi policia.

Të ngjashme