Temperaturat e larta, kufizohet qarkullimi i automjeteve të rënda

Prishtinë | 26 Gus 2026 | 08:03 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave për ditën e mërkurë, do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Në njoftim thuhet se në autoudhë, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar plotëson kushtin prej 32 gradë Celsius.

“Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme