A do të jetë sërish ministër? Rashiq thotë po, konfirmon edhe votën për Qeverinë Kurti

Prishtinë | 15 Pri 2025 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, ka thënë se komuniteti serb do të jetë i përfaqësuar në qeverinë e re, teksa ka konfirmuar se do të votojë pro formimit të Qeverisë Kurti

“Siç e kemi thënë edhe më herët, unë do të votoj sepse konsideroj që një përfaqësim i madh në këtë moment është partia më e madhe shqiptare në Kosovë”.

A do të jetë sërish ministër? Ai pohoi që po.

“Besoj që po, sa i përket meje”, ka thënë Rashiti.”

Në hyrje të Kuvendit për seancën konstituive, Rashiq që ka siguruar një nga 10 ulëset e dedikuara për komunitetin serb, ka thënë se nuk e di nëse deputetes Duda Balje i është ofruar ndonjë post qeveritar.

Rashiq në Qeverinë Kurti 2 ka qenë ministër për Komunitete dhe Kthim.

Të ngjashme