Një person u arrestua mbrëmë rreth orës 23:00, në rrugën “Ali Ajeti” në Podujevë, nën dyshimin për organizim të skemave piramidale, njoftoi Policia e Kosovës.
Gjatë kontrollit të lokacionit u sekuestruan një shtëpizë kompjuteri, një lap top, një shumë parash etj.
I arrestuari E.M. (mashkull) me autorizim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit po vazhdojnë veprimet e nevojshme procedurale, njoftoi policia.