Rama: Më 16 maj Tirana epiqendër e politikës evropiane, i pranishëm edhe kancelari i ri i Gjermanisë

Prishtinë | 17 Pri 2025 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vijuar edhe sot me rubrikën “Sy m’sy” ku dy herë në javë ka një bashkëbisedim me qytetarët nëpërmjet komenteve në rrjetet sociale.

 “Kemi pasur një moment shumë të bukur dje në sheshin “Skënderbej” me fëmijët e rrjetit të ri të ngritur në shkolla “Arte dhe zeje” të cilët do të marrin pjesë në ndërtimin e shtëpisë së Europës, që do të ndërtohet tek kopshti i Skënderbeut, nën monument ku do të mirëpriten udhëheqësit e kontinentit. Më 16 maj Tirana epiqendra e politikës europiane. Janë shumë tema në tryezë, dhe i pranishëm do të jetë edhe kancelari i ri i Gjermanisë.

Ky do të jetë një promovim tjetër i Shqipërisë si destinacion, moment tjetër i rritjes së kuotave tona në arenën ndërkombëtare, fuqizim i imazhit gjithashtu dhe moment promovimi edhe i Shqipërisë turistike sepse do të jemi në ekranet e të gjithë botës.

Në sprintin final të 27 metrave të fundit drejt finishit, po rritet energjia e përgjithshme politike, PS është flakë”, tha ai.

Të ngjashme