Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se në mungesë të ndryshimit të rrethanave qëndrimet janë të njëjta, raporton Ekonomia Online.
“Është seanca e njëjtë, por vazhdimi i seancës ka kuptim kur të ndryshojë ndonjë qëndrim apo një vendim, kur ndryshojnë rrethanat dhe konteksti. Por, në mungesë të ndryshimit të rrethanave, konteksti edhe vendimet dhe qëndrimet vazhdojnë të jenë të njëjta. Nuk kanë mandat dhe duhet thirrur komisioni verifikues”, tha Krasniqi.