Nesër tentativa e dhjetë konstituive, a do bëhet parlamenti me zotë shtëpie?

Prishtinë | 02 Maj 2025 | 17:00 | Nga Ekonomia Online

Të shtunën e 3 prillit do të shënohet përpjekja e dhjetë për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.

Në nëntë seancat e kaluara një qëllim i tillë dështoi.

Pas këmbënguljes së Lëvizjes Vetëvendosje që Albulena Haxhiun ta propozojnë si kryetare Kuvendi, ani pse votat nuk po i merr, votimi u ndërrua në seancën e nëntë.

Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari propozoi që votimi të bëhej në mënyrë të fshehtë, njofton Klankosova.tv.E kjo po që ngjalli reagime të ashpra tek deputetët e institucionit legjislativ.

Ishin përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Listës Serbe, që kundërshtuan një propozim të këtij lloji.

E nga VV-ja thanë se janë pikërisht të lartpërmendurit që po bllokojnë procesin e konstituimit të Parlamentit.

Nesër, nga ora 10:00 nis edhe tentativa e dhjetë për të krijuar Kuvendin, megjithëse me zhvillimet e fundit e që po përsëriten, ngërçi politik do të vazhdojë. /klankosova

Të ngjashme