Rexhaj-VV: Ka mundësi të madhe për koalicion me Nismën

Prishtinë | 27 Maj 2025 | 08:21 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, nuk e mohoi mundësinë për një koalicion mes Vetëvendosjes dhe Nismës Socialdemokrate.

Rexhaj në Politiko deklaroi se deri më tani ka pasur komunikime mes tyre, por jo aq sa për të arritur një marrëveshje konkrete.

Ai tha se është e padrejtë që nga një parti me tre deputetë të kërkohen poste me rëndësi të madhe politike.

“Marrëveshjet finalizohen me nënshkrime të dy palëve. Ka pasur biseda e komunikime por jo marrëveshje. Ka hapësirë dhe ka mundësi të madhe realisht të kemi koalicion mes VV-së dhe Nismës. Kjo marrëveshje bëhet mes dy liderëve dhe për mua nuk ka rëndësi se ku e sheh Limjan, por që të jetë marrëveshje në frymën e bashkëpunimit, e cila shkon drejt zgjedhjes së qeverisë“, tha Rexhaj.

Të ngjashme