Kuvendi i Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht që seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet pas dy dite, pra të mërkurën e 4 qershorit.
Kjo do të jetë seanca e 26-të me radhë për deputetët që tashmë nuk po votojnë për formimin e komisionit për votimin e fshehtë.
Lëvizja Vetëvendosje po insiston që kandidatja Albulena Haxhiu të votohet për kryetare të kuvendit në mënyrë të fshehtë mirëpo kjo po kundërshtohet nga opozita.
Lexo edhe:
Dyshohet se ndërhyn në sistemin e një banke, ndalohen 15 persona në Gjilan – dëmi material 186 mijë euro
Zëvendësministrja çeke: Gratë janë të afta vetë, por kuotat ndihmuan që zëri ynë të dëgjohet
Maqedonci: ShBA-ja gjithmonë do të jetë shtet mik dhe partner strategjik i Kosovës
Seanca nis nga ora 11:00.
Në seancën e sotme ishin të pranishëm 104 deputetë, ku për formimin e Komisionit për votimin e fshehtë votuan vetëm 51 deputetë, kudër ka qenë 1 deputet, kurse abstenim nuk ka pasur.