Nisja e sezonit veror, Rama: 36 qendra shëndetësore verore në shërbim të qytetarëve

Prishtinë | 03 Qer 2025 | 08:45 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Edi Rama thotë se në nisje të sezonit veror, janë hapur 36 qendra shëndetësore verore në të gjithë vendin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se qendrat do të jenë në shërbim të qytetarëve 24/7.

“Mirëmëngjes me njoftimin se, në nisje të sezonit veror, janë hapur 36 qendra shëndetësore verore në të gjithë vendin – të kompletuara me pajisje, sinjalistikë dhe staf mjekësor të specializuar, të cilët do të jenë në shërbim të qytetarëve 24/7 – ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Të ngjashme