Plagoset me thikë një 21-vjeçar në Sarandë

Prishtinë | 06 Qer 2025 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku një 21-vjeçar nga Tirana, i identifikuar si Devis Saliaj, ka mbetur i plagosur me thikë.

Ai ka kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës, pas një goditjeje në parakrah, raporton euronews.al.

Saliaj nuk ka pasur probleme me jetën dhe gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar autorin e plagosjes, shtetasin Denis Beqo, nga Saranda. Aktualisht, forcat e rendit janë angazhuar për kapjen e tij dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme