Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, pritet të zhvillojë sot një takim me udhëheqësinë e Komunës së Prishtinës lidhur me çështjen e rritjes së pagave për punëtorët teknik të shkollave dhe Qendrave të Mjekësisë Familjare në kryeqytet.
Punëtorët teknik të institucioneve publike kanë përfituar nga një rritje prej 110 eurosh në pagë që nga janari i vitit 2025, ndërsa të njëjtin përfitim nuk e kanë marrë punëtorët teknik të kompanive private, të cilët po ashtu punojnë në institucionet publike dhe komunale. Sindikata ka shprehur pritshmëri se ky takim do të sjellë ndryshime konkrete dhe barazi për të gjithë punëtorët.