Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, së bashku me udhëheqësin e Zyrës për Rikthimin e Aseteve, prokurorin z. Bahri Hyseni, kanë pritur në takim drejtorin e ri të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), z. Mentor Hyseni, me bashkëpunëtorë.
Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional dhe veprimet e përbashkëta në funksion të zbatimit të ligjit dhe luftimit të veprave penale që cenojnë sistemin tatimor në Republikën e Kosovës.
Të dy drejtuesit institucionalë ritheksuan përkushtimin për forcimin e sundimit të ligjit përmes përkrahjes së ndërsjellë dhe efikase, duke vlerësuar se mbështetja reciproke ndërmjet Prokurorit të Shtetit dhe Administratës Tatimore është thelbësore për parandalimin dhe luftimin e dukurive të paligjshme që dëmtojnë buxhetin dhe interesin publik.