ZKA zbulon shkelje në menaxhimin e pronës publike në tetë komuna

Prishtinë | 04 Sht 2025 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka zbuluar shkelje të shumta në procesin e dhënies dhe menaxhimit të pronës publike në tetë komuna: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan, Podujevë, Suharekë, Fushë Kosovë dhe Vushtrri.

Auditimet, që mbulojnë periudhën janar 2023 – dhjetor 2024, tregojnë mospërputhje me kornizën ligjore, mungesë të mbikëqyrjes, përdorim të pronës pa kontrata valide dhe dëmtim të të hyrave publike.

ZKA ka dhënë 54 rekomandime për përmirësimin e menaxhimit të pronës publike.

Të ngjashme