Ditën e premtë parashihet të mbretërojnë kushte stabile në vend, me më shumë kthjellime e diell. Orëve të mëngjesit përgjatë rrjedhave të lumenjëve mund të formohen kushte për mjegull apo mjegullinë. Pasdite përreth zonave malore zhvillohen vransira, por se nuk priten mundësi për të reshura. Frynë erë veriore e lehtë dhe mesatare 3-8m/s. Temperaturat minimale zbresin në 13C e 15C, ndërsa ato maksimale shënojnë rritje deri në 30C e 31C.