VOX: Prokuroria autorizon policinë për fillimin e hetimeve në lidhje me audio-incizimin

Prishtinë | 02 Tet 2025 | 19:07 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale ka nisur shqyrtimin e materialit të audio-incizimit të cilin e ka publikuar VOX Kosova dhe ka autorizuar policinë që ta sigurojë materialin dhe t’i marrë në pyetje akterët e përshirë në audio-incizim.

Personazhi kryesor i kësaj ngjarje, e pranoi vërtetësinë audio-incizimit, por tha se nuk është i plotë.

Ai pretendoi se i njëjti është i cunguar e i deformuar. Megjithatë, në kërkesën e VOX Kosova që ta sjellë variantin e plotë për publikun, Lladrovci refuzon.

VOX Kosova kontaktoi edhe Halilajn. Ai ishte i shkurtër, duke thënë se këto janë shpifje.

Mediumi ka kontaktuar edhe personat e tjerë që Lladrovci në shpjegimin e tij i ka përfshirë në bisedë, por të cilët nuk dëgjohen në audio-incizim.

Arigon Sinani, i akuzuar nga Lladrovci si person që e incizoi bisedën, fajin krejtësisht e ka hedhur te pala kundërt.

Kurse Hamit Kastrati, edhe ky i përmendur nga Lladrovci si i pranishëm në bisedë, tha në fakt incizimin e ka bërë Labinot Halilaj.

Biseda milionëshe e Lladrovcit me të tjerët besohet të jetë bërë mes muajve shtator-nëntor të vitit 2024.

Nga publikimi i VOX-it, Lladrovci ka vazhduar ankesat që këtu po bëhet fjalë për shantazh ndaj tij dhe se po tentohet të dëmtohet në prag të zgjedhjeve.

Të ngjashme