Gjykata Supreme e Sami Lushtakut!

Prishtinë | 02 Tet 2025 | 20:05 | Nga Kimete Berisha
  • Sami Lushtaku ka propozuar ‘dënim me vdekje’ për kundërsharët politikë.
    Metoda e parapëlqyer: zvarritje rrugëve!
  • Për Gjykatën Supreme, ky nuk quhet “kërcënim”, por “figurë stilistike e lirisë së shprehjes”
  • Si shkollë poetike që legalizon kërcënimin, Gjykata Supreme nuk e mohoi deklaratën, vetëm e mohoi kuptimin e saj.
  • Dhe kështu, Sami Lushtaku fitoi dy herë:
  1. Si burrë i fortë që kërcënon pa pasoja,
  2. Si kandidat për kryetar, i mbrojtur nga “drejtësia”.
  • Kushdo që ka qenë ‘kandidat’ për zvarritje nëpër rrugët e Prishtinës dhe më gjërë, Gjykata Supreme, si ‘Akademi e retorikës’, i ka porositur të mos shqetësohen:
    se kjo nuk është dhunë por është interpretim artistik i rreptësisë.
  • Supremja thotë: “Nuk i është drejtuar askujt drejtpërdrejt.”
  • Pra, ata që dëshiron t’i ngreh zharg janë anonimë, hije, jo persona real.
    Në këtë ritëm të drejtësisë:
  • kërcënimi bëhet proverb,
  • kërcënuesi bëhet poet,
  • gjykata bëhet përkthyese e fjalëve, që
    i shndërron kërcënimet në metafora popullore.
  • Kështu, ne kemi Gjykatë Supreme të Sami Lushtakut:
    aty ku fjala e komandantit është mbi ligjin, dhe ku edhe ‘dënimi me vdekje’ merr statusin ‘shprehje e lirë anonime”.
  • ‘Hapni dosjet’, urdhëron gjyqtarët Sami Lushtaku.
    Jo, jo kaq butë,…
    më serioz, se fantazmat po na shikojnë!”
  • Zvarritja ritmike e Lushtakut është kërcënim ndaj trupave të kundërshtarëve politikë,
    e vendimi i gjyqtarëve është kërcënim ndaj logjikës dhe shëndetit mendor:
    të ‘viktimave’, të qytetarëve, të popullit.
  • Gjyqtarët qeshin me kërcënimin e komandantit, e komandandi nervozohet… pse nuk e marrin seriozisht:
    ‘Mos më bëni të dërgoj fantazmat mbi ju!”.
  • Dhe pikërisht në këtë moment, gjyqtarët marrin vendimin: ‘I pathemeltë’, sepse fantazmat janë ndjerë të kërcënuara.
  • Gjyqtarët, të detyruar të interpretojnë shprehjen ‘zhag’, e zbulojnë se nuk thuhet ‘zhag’ po ‘zharg’…
    e ‘zharg’ i thonë edhe lëkurës së gjarpërit që e heq në pranverë kur i del e reja…
  • Por ne jemi në vjeshtë – reagon një gjyqtare flokëkuqe.
  • Sigurisht… e ka pasur fjalën për lëkurën e
    gjarpërit, se këta…të katundeve, ende e mbajnë lëkurën e gjarprit në kuletë, se thuhet se t’i ruan paret…thotë gjyqtari kryesor,
    ndërsa Lushtaku, në rolin e “vrasësit të arsyes”, u thotë:
  • Unë për hatër tuajin kam dashur ta ngreh zhag Vetëvendosjen ….
  • Një gjyqtar me buzë të trasha, i frikësuar por i vendosur e pyet
  • ‘Po vendimi, zoti Lushtaku?”
  • “Vendimi”? E dini ju.
    Unë …ndonjëherë gjuaj ca kërcënime sa për të ndezur atmosferën,” thotë Lushtaku.
  • Gjyqtarët pajtohen se kërcënim i tij…
    ‘të ngreh zharg kundërshtarët politikë’ është i pavlefshëm ligjërisht…
    dhe përpiqen të ruajnë seriozitetin, por fantazmat e Vetëvendosjes, ndërhyjnë:
  • Fantazma 1:
    “Shihni, zotërinj, ky po mendon se mund të na ngreh zharg në rrugë. Mos e merrni seriozisht.”
  • Fantazma 2:
    “Po çka është kjo: ligj apo komedi?
    Ai po na shpall diktat metaforik.
    Mos e hani metaforën e tij’!
  • Fantazma 3:
    “Kemi qenë duke punuar në projektin urbanistik ‘Fluturimi mbi folenë e qyqes’ kur na është kumtuar kërcënimi i tij.
  • Por tash duhet ta ridizajnojmë planin urbanistik, sepse zvarritjet nëpër bulevard nuk janë paraparë me infrastrukturë’.
  • Lushtaku:
    “Fantazmat s’më trembin…’
  • Gjyqtari kryesor:
    “Zotëri Lushtaku, ligji nuk punon me fantazma… dhe nuk kemi ëndrra të dokumentuara!”
  • Kështu…Gjykata Supreme lejoi që Sami Lushtaku të kërcënojë sepse:
  1. Ligjërisht nuk ka fuqi:
    “Ngrehja zharg” është e jashtëligjshme dhe e pamundur për t’u zbatuar.
  • Gjyqtarët e dinë këtë dhe nuk mund të veprojnë seriozisht.
  1. Ironia e vendimit:
    Duke e lënë të flasë, gjyqtarët e tregojnë absurditetin e kërcënimeve të tij.
  2. Fuqia e simbolikës:
    Vendimi për t’ia lejuar fjalën Lushtakut është një mënyrë për të treguar se kërcënimet e tij janë të pavlefshme, por simbolikisht dramatike.
  • Derisa lexohet vendimi ‘i pathemeltë’, ndodh një Dialog i brendshëm i Lushtakut:
    “Jo, jo… nuk mund të më shmangin! Gjykata e shpalli të pathemeltë, por unë e kam në mendje si aksion epik… Fantazma…kini frikë…!“
  • Para se ta nënshkruajnë vendimin, gjyqtarët, me vëmendje të shtuar, edhe një herë, e konsultojnë online fjalorin e gjuhës shqipe dhe shprehin dilemat e tyre…letrare:
  • “A do të thotë ‘zvarritje’ diçka literale apo metaforike?”
  • “Po…por a lejohet transporti publik për këtë zvarritje?”
  • “Mund ta shpallim fantazi ligjore, me kusht që qytetarët të mos marrin pjesë!”
  • “Lushtaku ka kërcënuar për qejf (sikur kur gjuan allti në ajër),…e qejfi nuk ka të drejtë të ankohet”.
  • Në fund, Lushtaku kërkon dëmshpërblim që Gjykata nuk e mori seriozisht.
  • “Pasi që Sami Lushtaku ka thënë se do t’i ngreh zharg edhe ata që nuk i respektojnë gjyqtarët, e ka përkrahjen tonë… në kuptimin simbolik, sigurisht!
  • tha gjyqtari 3.
  • “Me çka ka pasur t’i ngreh zharg, koleg? Me batanije, a? E parealizueshme?’
  • tha gjyqtari 1.
  • Gjyqtari 2, duke mbajtur kokën me dorë, tha:
    “Simbolikisht ka të drejtë…
  • Tjetri i përgjigjet:
  • “Po… dhe në fund, ai vetë do të kuptojë se spektakli është vetëm i tij. Ne vendosim për ligjin, jo për pasionin e tij’.
  • Më në fund, gjyqtari kryesor shpall vendimin:
  • “Kërkesa e z. Lushtaku për dëmshpërblim konsiderohet e pathemeltë.”
    P.S. Edhe Ramiz Lladrovci në audio incizimin me jaranat e tij, flet për milionat e komunës si për rasadin.
    Milionin nuk e quan “milion”, por “milun”.
  • Kjo është strategji e tij gramatikore, sepse gjyqtarët-filologë të Gjykatës Supreme do ta interpretojnë korrupsionin si gabim ortografik.

Të ngjashme