“Fusha e Pajtimit” shndërrohet në park botanik, Rama: Më herët ishte deponi mbeturinash

Prishtinë | 03 Tet 2025 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka prezantuar ndryshimin e madh te “Fusha e Pajtimit”.

Ai la thënë se “Fusha e Pajtimit” e cila më parë ishte deponi mbeturinash, është shndërruar në park botanik.

“Përveç funksionit edukativ dhe informues, parku botanik do të ketë edhe një rol të rëndësishëm në menaxhimin e reshjeve dhe parandalimin e vërshimeve”, ka shkruar kryetari Rama.

Të gjitha punët që janë bërë për mirëqenien e qyretarëve gjatë mandatit të parë të Përparim Ramës, i gjeni në këtë link: https://prishtina.work/?project=486

Të ngjashme