Uran Ismaili takohet me shoqatën e taksistëve: Një trafik i zhbllokuar për 18 muaj u shërben si qytetarëve ashtu edhe taksive

Prishtinë | 03 Tet 2025 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sot është takuar me përfaqësues të shoqatës së taksistëve të kryeqytetit. Ai është zotuar për rregullimin e vendparkimeve për taksi, ndalimin e taksive ilegale dhe atyre që operojnë nga qytete të tjera, si dhe për zhbllokimin e trafikut brenda 18 muajsh përmes vendosjes së 60 semaforëve të rinj dhe krijimit të një qendre moderne për menaxhimin e trafikut.

Ismaili tha se taksistët janë pjesë e rëndësishme e jetës së përditshme të qytetarëve, ndaj qeverisja e tij do të garantojë kushte më të rregulluara dhe funksionale për punën e tyre, në mënyrë që shërbimi ndaj qytetarëve të jetë më i sigurt dhe më cilësor.

Të ngjashme