Ish-kryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka mbështetur kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz LLadrovci.
Ai ka thënë se luanët mbesin luan sado që ballafaqohen me beteja qoftë dhe hileqare.
“Luanët mbesin luanë sado që ballafaqohen më beteja qoftë edhe hileqare. Ai gjithmonë ngadhënjen….! +4 kampion”, ka shkruar Haradinaj.
Kujtojmë që gjatë javës Vox Kosova publikoi një përgjim ku Lladrovci
Vox Kosova ka publikuar një audio –incizim të Kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me biznesmenin, Labinot Halilaj, i cili është edhe kandidat për Asamblenë Komunale të Komunës së Drenasit në Listën “Për Drenasin Kampion”, e themeluar së fundmi nga Lladrovci.
Incizimi, që është bërë nga dikush i pranishëm në tavolinë ku po diskutoheshin milionat e metrat katrorë pa leje, besohet të jetë bërë në vitin 2024, mes muajve shtator e nëntor.
Bëhet fjalë për ndërtimin e rreth 40 mijë metra katrorë në Komunën e Drenasit.
Lladrovci i premton Halilajt edhe lejim të mbindërtimit.
Biseda mes Lladrovcit dhe Halilajt zhvillohet për fitimet e mundshme që dalin nga ky ndërtim. Kryetari i Komunës së Drenasit përpiqet që t’i tregojë se sa milionë është fitimi për tashmë kandidatin e listës së tij për asamble.
Në bisedë vërehet insistimi i Lladrovcit për ta bindur Halilajn se ka leverdi në këtë ndërtim. Në fund të këtij audio-incizimit, Lladrovci shpreh interesimin që edhe vetë ta marrë këtë projekt, i cili thotë se ka përfitim plotë 15 milionë euro.
Por për incizimin, Lladrovci po pretendon se është i prerë dhe se e tëra po përdoret sipas tij për shantazh. Ai doli edhe në një konferencë për media, ku mes të tjerash tha “se s’ka bir nane që e shantazhon”.