Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj, sot rreth orës 17:10.
Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti,
Ahmeti ka theksuar se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.
“Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.