Vjedhja në Muzeun e Luvrit, hajdutët hynë e dolën për 7 minuta

Prishtinë | 19 Tet 2025 | 14:33 | Nga Ekonomia Online

Muzeu i Luvrit është mbyllur për sot pasi bizhuteri të epokës së Napoleonit u vodhën nga muzeu ikonik në Paris, i cili është shtëpia e disa prej objekteve historike më ikonike në botë, përfshirë Mona Lisën.

Grabitësit hynë e dolën në muze për 7 minuta, duke përdorur një shkallë hidraulike dhe vodhën “bizhuteri të paçmuara”, tha Ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nunez, duke e quajtur atë një “grabitje të madhe”.

Grabitësit hynë nëpërmjet fasadës në ndërtim e sipër me pamje nga lumi Sena dhe përdorën një platformë hidraulike për të hyrë në dhomën në galerinë Apollo, raportoi e përditshmja franceze Le Parisien, transmeton Klankosova.tv

Luvri është shtëpia e më shumë se 33,000 veprave që përfshijnë antikitete, skulpturë dhe pikturë – nga Mesopotamia, Egjipti dhe bota klasike deri te mjeshtrit evropianë.

Të ngjashme