Ekonomisti Arton Muhaxheri ka thënë se partitë ish-opozitare nuk duhet të rrëshqas në kurthin e Vetëvendosjes sa i përket Listës Serbe. Ai ka theksuar se i vetmja gjë e dokumentar me zë është ajo që VV përmes Mimoza Kusarit është koordinuar me Listën Serbe dhe Milan Radojçiqin.
“Partitë ish-opozitare nuk duhet të rrëshqasin në kurthin e VV-së sa i përket Listës Serbe. Gara se kush e “urren” më shumë Listën Serbe – ne apo ata – është vetëm mjegulla ku po tentohet të futen partitë që realisht kanë ndërtuar shtetin. Në opinionin publik ekziston vetëm një fakt i dokumentuar me zë: që VV, përmes Mimoza Kusarit, është koordinuar me Listën Serbe dhe Radojçiqin për ligje të rëndësishme, përfshirë edhe atë për veteranët e UÇK-së. Të gjitha të tjerat janë veç propagandë”, ka shkruar Muhaxheri.